




E premtja e 13-të rezultoi me fat për një person në Maine të SHBA-së, i cili fitoi çmimin e lotarisë prej 1.35 miliard dollarësh, pas një periudhe prej tre muajsh pa fitues të çmimit të madh.
Fituesi, emri i të cilit nuk dihet ende, kapërceu shanset e mëdha prej 1 në 302.6 milionë, duke u bërë i pari në Maine që qëllon të gjithë gjashtë numrat e xhekpotit të lotarisë Mega Millions.





Xhekpoti ishte i dyti më i madh në historinë e Mega Millions dhe hera e katërt që loja kishte një fitore miliarda dollarëshe.
Xhekpoti më i madh në këtë lojë u fitua në tetor të vitit 2018 – me 1.53 miliard dollarë nga një mbajtës bilete në Karolinën e Jugut.





Shorti i begatë i së premtes shënoi gjithashtu herën e shtatë që kishte një fitues të çmimit të madh të premten e datës 13, një datë që besëtytnish konsiderohet e pafat, shkruan Guardian, transmeton Klankosova.tv.
Për të marrë 1.35 miliard dollarë të plotë, fituesi do të duhet të marrë paratë me pagesa vjetore prej mbi 29 vjet. Shumica e marrësve të çmimit preferojnë opsionin e reduktuar, por më të shpejtë të parave, i cili për shortin e së premtes mbrëma ishte rreth 724.6 milionë dollarë.