




Gazetari Leonard Kerquki, përmes një shkrimi në Facebook, ka reaguar ndaj grumbullimeve të shpeshta të personaliteteve të UÇK-së nëpër oda.
Gjithçka nisi me një debat mes gazetarit Kerquki dhe kreut të NISMA-s, Fatmir Limaj, gjatë një interviste që ky i fundit pati në “Pressing” ditë më parë.





Kerquki kishte acaruar Limajn kur e pyeti se “çfarë shekulli po jetoni z.Limaj, pse duhet me qu mesazhe njerëzit e politikës nga ambiente të tilla(oda)?”
Kjo pyetje e irritoi Limajn, i cili tha se “nuk janë në kazino, e as në kafene”, por në odë.





Në një postim në Facebook, Kerquki ka thënë se ndonëse merita e tyre në luftë nuk vihet në pikëpyetje, ata duhet ta kuptojnë se “kanë kryer të tyren”.
“Pse vazhdoni me manipulu e mu rigrupu ne një përpjekje të dështuar qysh në start?” – ka pyetur Kerquki në fund të postimit.