




Mbrëmja e sotme e Big Brother VIP ka nisur me një sqarim mes Kiarës dhe Luizit. Arbana i ka nxjerrë jashtë banorët e tjerë dhe i ka dhënë fjalën Luizit.
Këngëtari është shprehur i penduar për situatën e krijuar dhe i ka kërkuar Kiarës një mundësi tjetër. Moderatorja i ka thënë se asaj nuk i duhen fjalët, por veprat.





Kiara: Ka qenë një javë e ngarkuar, jam ndjerë e zhgënjyer e lenduar, nga person që kisha krijuar një afrimitetet. Kam preferuar të mbaj distancë, ka qenë e vështirë, kam dashur t’i kuptoj më mirë gjërat. Po ky vazhdon stoik.
Luizi: Përvecse e kam të pamudnur tja mbush mend vetes, që ia bëra atë gomarllëk edhe vetes dhe Kiarës dhe unë nuk ja vetes edhe sikur ajo apo publiku ta falë. Është e pamundur kur e di që është këtu dhe unë të jem andej. Nuk më shikon më më atë sy si në fillim, ka momnte që nuk më sheh fare, por e kuptoj dhe i jap të drejtë. Ja thashë dhe në sy dhe tani, që jemi njerëz dhe gabojmë,. Ajo është shumë e rëndë dhe vlerësoj qëndrimin e saj por i premtoj se ashtu sic më ka këshilluar për sjelljen time… mua më mungon Kiara komplet. I thashë që do ndryshoj.
Kiara: Problemi është që ato mundem unë të besoj ty tani, duhen fakte dhe jo fjalë.
Luizi: Unë nuk pres të më thuash këtë gjë, unë dua një mundësi tjetër.