Michelle Obama, më saktë një shkrim i saj ku thoshte se në martesë një çift nuk mund të jetë i barabartë 50 me 50, u bë shkak i diskutimit të kësaj të shtune në emisionin “Rudina” në Tv Klan.
Këngëtari Fabian Basha, ka ndarë historinë e tij, e cila siç shprehet ai ka nisur 50 me 50, dhe kur erdhi sfida më e madhe, fëmijët, vazhdoi po ashtu, pasi ai ka dy fëmijë binjakë e në një farë mënyrë, nuk kishte zgjidhje tjetër.
Fabian Basha: Ne jemi të dy e njëjta moshë, dy vite diferencë kemi. Jemi të dy artistë, të dy peshq, jemi karaktere shumë të afërta me njëri-tjetrin edhe në pasione edhe në ëndrra. Ne e nisëm 50 me 50, lidhja nisi me 50 me 50. Mbase ngaqë njiheshim shumë më parë, kishim një shoqëri shumë të mirë më parë dhe lidhja nisi 50 me 50. Ardhja e fëmijëve çakordon çdo gjë, është sfida më e madhe që mund të kalojë një çift e sidomos kur janë 2.
Nëse ndonjë çift tjetër mund të kishte luksin që mashkulli edhe mund “të bëjë bisht” se do merrej me punët, në rastin tonë që ishin binjakë unë nuk kisha nga t’ia mbaja. Të them të drejtën momentalisht është Olta që ka pak më shumë ngarkesë. Kam edhe një problem shumë të madh unë dhe e pranoj këtë për sa i përket angazhimit në disa sektorë të shtëpisë, por në sektorë të tjerë jam super eficent dhe nuk e kam problem t’i marr përsipër si nderja e rrobave, apo kuzhina./tvklan.al