




Fansat e banorit të “Big Brother Vip”, Luiz Ejlli, kanë paralajmëruar protestë në mbështetje të tij ditën e nesërme, pas polemikave të shumta për sëmundjen e tij.





Ata kanë njoftuar se ditën e nesërme, në orën 13:00 do të mblidhen para shtëpisë së famshme të Big Brother, për të brohoritur emrin e tij, në mënyrë që të tregojnë mbështetjen e tyre për këngëtarin shkodran, ku nuk do të mungojnë as personazhet publik.
Ndonëse ai u sulmua nga banorët e tjerë të shtëpisë pas deklaratës së sëmundjes, fansat kanë treguar mbështetje të madhe për Luizin, i cili gjatë këtyre ditëve është bërë kryefjalë e mediave.