Reperi Stresi është një ndër personazhet që tërhoqi më së shumti publikun për të ndjekur formatin kosovar të “Big Brother VIP” duke ngjallur kuriozitetin tek publiku.
Ai shkaktoi bujë në rrjet me deklaratat e tij për ish bashkëshorten Keisin dhe gabimet e tij të së shkuarës.
Mirëpo, papritur ai ka marrë vendimin për të lënë shtëpinë e BBVK.
Pak minuta më parë ai ka bërë gati valixhen, teksa banorët e tjerë u përpoqën t’a bënin të kuptonte nëse ky do të ishte vendimi i duhur për të, mirëpo ai dukej shumë i vendosur.
“Duhet të dal, ja kam marrë fytyrën vetes këtu”- tha reperi ndër të tjera.