Pak muaj më parë deklarata e Remzije Osmanit bëri bujë e madje u kthye në trend në Tiktok.
Këngëtarja i përgjigjej pyetjes se përse Mihrija nuk e kishte ftuar në fejesën e djalit duke thënë: “Mihrija e ka fejuar djalin, por nuk më ka ftuar edhe pse e ka fejuar, shpresoj që në dasmë ka me m’thirr se e kam ftu’ për djalin tim kur e kam martuar”.
Mihrija i është përgjigjur Remzijes në intervistën e fundit në “Prive” teksa ndodhej në dasmën e djalit të Shkurte Fejzës, ajo u pyet për ftesën.
“Shkurtja më thirri dhe më tha je e ftuar në dasmën e djalit, unë ja konfirmova, por ndërkohë u mendova dhe thashë nëse nuk e thirr atë, unë vij, nëse e thirr, nuk vij”, tha Mihrija duke qeshur e duke treguar se po bënte shaka.
Më pas me seriozitet tha se nga ana e saj nuk ka hatërmbetje dhe se ka mbetur e zhgënjyer.
Pas hatërmbetjeve a u shkëmbyet?
Shiko nuk ka hatërmbetje nga ana ime, Remzija ka folur e para, kështu që pyesni njëherë atë dhe merrni informacion dhe tani po flas seriozisht, pas këtyre temave provokative dhe që dolën nga konteksti, kuptova që te shqiptarët qenka akoma një gjë shumë e keqe dhe u zhgënjeva.
Mua më ka rastis mos të më thërrasin në dasmë dhe s’jam hidhnuar, kur dëgjova këto “Nëse vjen ajo, unë s’vij”, mbeta pa fjalë, te unë kjo kurrë në jetë s’ka ndodhur dhe ju premtoj që s’ka për të ndodhur kur më thërrasin, nëse kam mundësi shkoj i respektoj, nëse jo pres një rast tjetër.