Shkuan të vjedhin shtëpinë e kampionit të boksit, qesharake mënyra si largohen (Video)

Dy hajdutë të mundshëm në Australi bënë gabimin e madh duke hyrë në një shtëpi për të grabitur . Gabimi i tyre ishte se shtëpia që zgjodhën të “godisnin” ishte ajo e një boksieri i shpallur kampion.

Dy grabitësit, të veshur me kapuç dhe të paisur me thikë , hynë në garazhin e shtëpisë së boksierit Casey Casëell . Megjithatë, ai vetë duket se i ka vënë re dhe ka dalë për t’i kapur.

Sapo hajdutët e mundshëm e panë atë, ata filluan të vrapojnë shpejt, sakaq boksieri po i ndiqte.

Pamjet janë kapur nga kamerat e sigurisë së shtëpisë së tij.