




Por, para Chollet ndryshe thoshte i dërguari i posa posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili thoshte se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është obligim, si për Kosovën dhe Serbinë, ashtu edhe për BE-në që e ka ndërmjetësuar negocimin e tij.





“Ne do ta kemi Asociacionin, ne do të jemi pjesë e procesit, dhe ai proces duhet të përfshijë Qeverinë e Kosovës. Nëse jo, ne mund ta zhvillojmë atë diskutim me partnerë alternativë, me shoqërinë civile, me grupet e të rinjve, me komunitetin e biznesit, me të gjithë që do të donin të shihnin Serbinë dhe Kosovën duke dalë nga ky cikël i jostabilitetit”, ka deklaruar Escobar në një intervistë dhënë për median vendore në dhjetor.





Në mbështetje të një asociacioni, ishte edhe ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, që ka deklaruar në dhjetor të vitit që shkoi, se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, jo vetëm se është mirë të bëhet, por është edhe logjike.
“Asociacioni i komunave (me shumicë, shën/red) serbe veçse është dakorduar dhe është obligim. Tani po merremi me çështjen se si të zbatohet ajo.