Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti beson se Beogradi do ta vonojë dialogun me shpresën se do të ndërrojë Presidenti në Shtëpinë e Bardhë.
Këtë Kurti e tha në konferencën për paqe në Ballkan i ftuar nga Instituti Austriak për Politikë Evropiane dhe të Sigurisë dhe Akademia Diplomatike e Vjenës.
“Nuk duhet të pritet përfundimi i luftës, duhet të ndihmojmë që ta përfundojnë luftën me fitoren e Ukrainës. Lloji i dytë i oportunizmit është që të priten zgjedhjet e reja në SHBA’,.
Jam plotësisht i bindur që Beogradi po pret 2024 dhe ta vonojë dialogun e marrëveshjet me Kosovën derisa me shpresën e tyre do të ndërrojë presidenti në Shtëpinë e Bardhë. Pra, pritja e dyfishtë krijon disa shpresa të rreme në Perëndim”, tha Kurti, sipas përkthimit zyrtar të televizionit publik të Kosovës.