Ai ka thënë për gazetën “Bota sot”, se Kosova ka mbrojtjen absolute të SHBA-së.
“Nuk shoh asnjë rrezik. Asociacionet tani kanë mbetur si një falsitet historik. Kosova ka mbrojtjen absolute të Uashingtonit. Tani Kosova është në pararojë të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor”, është shprehur Ngjela.
Ai ka vlerësuar se Amerika e ka të domosdoshëm bashkëpunimin me Kosovën dhe Shqipërinë, për shkak të konfliktit me Rusinë. Për këtë arsye, sipas tij, Kosovës “nuk do t’i ndodhë asgjë”.
“Aleanca e Amerikës me binomin dyshtetësh Shqipëri-Kosovë është një risi e spikatur e dhjetëvjeçarit që iku, por edhe e viteve të shumta që vijnë. Politika amerikane e ka domosdoshmëri aleancën me të dy shtetet shqiptare në Ballkanin Perëndimor, sepse është nevojë parësore e saj për fuqinë në konfliktet me Rusinë. Asgjë nuk i ndodh Kosovës. Dhe Kosova, sot, është maja e shtizëz historike të shqiptarëve të bashkuar”, ka thënë avokati për “Bota sot”.