Retorika e ashpër e Beogradit ndaj Berlinit zyrtar më në fund çoi në një reagim të qartë nga zyrtarët gjermanë shkruan media opozitare Nova.rs.
Duke qenë se presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrja Ana Brnabiç në përgjithësi janë kritikë ndaj Gjermanisë, diplomatët gjermanë vendosën t’i bëjnë të ditur Serbisë se kjo është e papranueshme për ta.
Siç mëson Nova, diplomatët gjermanë kanë paralajmëruar Serbinë dhe e kanë bërë të qartë se nuk do të tolerojnë më retorikën e zyrtarëve serbë që “vazhdimisht kritikojnë dhe ofendojnë Gjermaninë”.