




Ambasada e Kosovës në Katar ka njoftuar se Ambasadori Fuad Morina është takuar me ambasadorin e Libisë, Mohamed Moustafa Ellafi, me të cilin kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale dhe mundësitë e fuqizimit të tyre, raporton Express.





Ky takim vjen pas deklaratës së Presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, i cili pretendoi se 9 shtete kanë tërhequr njohjen për Kosovën. Mes shteteve të përmendura ka qenë edhe Libia.
“Ambasadori Fuad Morina ka takuar ambasadorin e Libisë, Sh. T. Mohamed Moustafa Ellafi. Gjatë takimit, janë diskutuar marrëdhëniet bilaterale dhe mundësitë për fuqizimin e tyre”, thuhet në njoftim.
Edhe disa shtete të tjera kanë demantuar pretendimet serbe për tërheqje të njohjes.