




Ish-deputetja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosoëvs, Albin Kurti për Asociacionin.
Dërguti ka thënë Kurti po tenton të bëjë “ripaketimi” e Asociacionit, duke nënkuptuar se do ta themelojë atë.
“Zajednica nuk kalon? Kalon, kalon veç derisa ta ripaketon #Qeberiaeshkrepsës #KrejttuiRrejt.” – ka shkruar ajo në Facebook.





Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për herë të parë ka thënë se çështja e Asociacionit mund të diskutohet brenda propozimit franko-gjerman ose propozimit të BE-së të mbështetur nga Franca dhe Gjermania.
Këto komente Kurti i bëri në konferencën e përbashkët me kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer gjatë vizitës zyrtare në Vjenë.
Kurti theksoi se Asociacioni mund të diskutohet brenda propozimit franko-gjerman, por Asociacion njëetnik nuk mund të ketë.