Bujar Cakolli i Partisë Demokratike të Kosovës ka publikuar një status me pyetjen se ‘kush mendoni se duhet të jetë kryetari i PDK-së”.
Cakolli në Facebook, ka përmendur pesë kandidatë, kryetarin e tanishëm, Memli Krasniqi, nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, Hajredin Kuqi, kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamzën dhe kryetarin e Ferizaj, Agim Aliun.
“Kush mendoni se duhet te jete kryetar i PDK, ne zgjedhjet te cilat do te mbahen kete vit:
1. Memli KRASNIQI
2. Enver HOXHAJ
3. Hajredin KUQI
4. Bedri HAMZA
5. Agim ALIU
6. Tjetër”, ka shkruar Cakolli në Facebook.
Pas këtij statusi përkrahësit e PDK-së kanë komentuar menjëherë, ku Bedri Hamza është kandidati që është votuar pothuse më se shumti për kryetar të kësaj partie. Pas Hamzës, Agim Aliu dhe Hajdredin Kuqi janë dy kandidatët e tjerë që kanë marrë votat e komentuesit.
Ndërsa, Memli Krasniqi dhe Enver Hoxhaj pasojnë tek të fundit. Gjithashtu komentuesit kanë përmendur edhe emrin e Sami Lushtakut, nënkryetarit të Skenderajt, ani pse nuk ishte i përmendur në status.
Edhe Fatmir Limaj dhe Uran Ismaili që nuk janë përmendur në status janë komentuar nga ndjekësit e Cakollit. Edhe vet Cakolli është përmendur nga disa komentues si pëlqyer për kryetar të këtij subjekti politik.