




Është në qendër të vëmendjes në çdo media në vend. Është shndërruar në kryefjalë të Show Bizit shqiptar që pas hyrjes së saj në shtëpinë e Big Brother VIP. Kiara Tito, moderatorja e njohur duket të jetë e apasionuar edhe pas veshjeve.





Edhe pse të gjithë në një shtëpi zgjedhin të jetojnë thjeshtë, për Kiarën nuk është kështu. Në një hulumtim të shpejtë në rrjetet sociale, rezulton që rrobat e veshura nga moderatorja kanë çmime të kripura. Ajo blen marka “brand”, të njohura në botën e VIP-ave.
Dy netë më parë, u shfaq me një xhup jelek ngjyrë jeshile. Duket i thjeshtë, por në fakt kushton plot 3700 dollarë dhe është prodhuar nga “Bottega Veneta”. Ndërkohë triko poshtë kap shifrën e 291 dollarëve.





Për t’u mos u ndalur këtu, në natën e Prime kur ajo kërkoi që Luizi mos të largohej nga shtëpia, kishte veshur një bluzë të Dior me çmim 2700 dollarë. Këngëtari i njohur i ka shprehur hapur simpatinë për të.
Nga ana tjetër, Kiara e ka refuzuar duke i thënë: “Ti nuk ke shanse të jesh mashkulli që dua unë”. Luizi para se të futej në Big Brother VIP është shprehur se ka qenë specialist pranë OSHEE-së. E ndoshta me një rrogë modeste shtetërore, padyshim vështirësia është e madhe për të përmbushur të tilla kënaqësi që kapin shifra të frikshme.