Një debat i ashpër ka ndodhur ditën e sotme mes aktores Olta Gixhari dhe këngëtarit Luiz Ejlli në “Big Brother Vip.” Këngëtari u shpreh se Olta e ka frikë pasi e di çfarë e pret, referuar lojës në “BBV”, ndërsa aktorja iu kthye me tone të ashpra duke e quajtur “injorant”, “provincial” dhe “të papërshtatshëm për televizion.” Olta gjithashtu “gjykoi” mënyrën se si flet dhe ha ushqim Luizi, duke e akuzuar se “e ka pështyrë teksa po hante.
” Vlen të përmendet se Kiara Tito, e cila ndodhej së bashku me banorët kur ndodhi debati, i id ha të drejtë Oltës, në aludimin e saj se Luizi e ka “pështyrë me qëllim” kur po hante. Banorë të tjerë të pranishëm, konkretisht Efi u shpreh se kjo është mënyra e Luizit dhe nuk ka qenë e qëllimshme.
“Ajo e din se çfarë e pret. Ajo ka frikë nga unë. Nëse unë do jem këtu të dielën ti ke për tu penduar për ditën që ke hyrë në këtë shtëpi!”– tha Luizi.
“Ti ke frikë të rrish vetëm. Ti nuk e fiton kurrë “Big Brother-in”, me këtë që ke bërë, ti nuk ke për ta fituar kurrë. Ti je një vizë për mua. Ti për mua si lojtar je i fshirë, okej? Për çfarë të kam frikë unë ty? Se je injorant? Po, ashtu je! Je provincial, të gjitha t’i kam thënë në sy. Mos guxo të më thuash që jam mashtruese dhe flas pas krahëve.
Ti bën viktimën, “jam me kancer”. Viktimë komplet, i parafinuar fare. Mëso të hash njëherë se nuk di të hash. Ti nuk ke sjellje për televizion. Flet, han ushqim dhe pështyn”– iu kthye Olta.