




Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, gjatë një turi të punimeve në unazën rreth Beogradit nga ku tha se do të ndërtohet një metro në vitin 2028, u mundua t’iu flasë në gjuhën amtare disa punëtorëve kinezë, derisa po shoqërohej nga ambasadorja kineze.
“Nihao [përshëndetje në gjuhën kineze], si jeni vëllezër kinezë?”, iu drejtua Vuçiqi atyre.





Ai atje gjithashtu pyeti ambasadoren kineze Chen Bo nëse gjithçka është në rregull me epideminë e Covid-it, nëse ka mbaruar dhe nëse mund të dërgojnë më shumë njerëz për punë në vendet ku po ndërtojnë në Serbi, shkruan Danas, transmeton Gazeta Express.





“Dua ta falënderoj edhe një herë këtë grua të mrekullueshme dhe shumë të përkushtuar zonjën Chen Bo, ajo ka qenë dy herë në Presidencën e Serbisë, qofshin çështje ekonomike apo politike. Faleminderit shumë Shkëlqesi!”.
Vuçiq njihet për marrëdhënie të ngushta me Kinën dhe në dy dekadat e fundit këto dy vende kanë thelluar marrëdhëniet. Po ashtu, ka bashkëpunim në rritje me shkollat dhe universitetet kineze, i cili vazhdon i papenguar.