




Po vazhdojnë thirrjet për shkarkimin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, pas përfshirjes në skandalin 100 milionë eurosh në Slloveni. Thirrje për shkarkim ka bërë edhe analisti i politikës, Imer Mushkolaj, i cili ka thënë se pushteti po “bëhet horë” me mos shkarkimin e tij.
Mushkolaj ka thënë se Qeveria po fundoset bashkë me Martin Berishaj. “Shkarkojeni more Martin Berishajn se u bëtë horë. S’kini zgjidhje tjetër, herët a vonë. Veç sa po fundoseni – bashkë me të.” – ka shkruar ai në Facebook.





Kujtojmë se Policia e Kosovës ka ngritur kallëzim penal ndaj ambasadorit Berishaj për mosdeklarim të parave që i mori nga GEN-i i Serbisë. Deri më tani pushteti ka mbrojtur me çdo kush Berishajn teksa kanë akuzuar mediat për raportime tendencioze. Nuk dihet nëse do të shkarkohet Berishaj.