




Dibran Hoxha në vitin 2012 ishte gjetur fajtor për vjedhje të energjisë elektrike në lokalin e tij ‘Cobra City’ në vlerë prej mbi 3000 euro, ndërsa ishte dënuar me vetëm 200 euro gjobë.
Edhe pse vjedhja e rrymës kishte ndodhur në 2012, vendimi ishte shpallur nga gjykata në vitin 2015, shkruan Kallxo.com.
Gjykata me rastin e peshimit të rrethanave për të ardhur deri të dënimi prej 200 euro nuk gjeti asnjë rrethanë rënduese ndaj tij.





Ndërsa si rrethana lehtësuese gjeti pranimin e fajësisë, sjelljen korrekte para gjykatës, gjendjen statusore dhe rrethanat familjare të tij- është beqar jeton me anëtarët e familjes të cilët janë të varur nga i akuzuari, si dhe premtimin e tij që në të ardhmen të përmbahet nga sjelljet e tilla.
Ndërsa e pala e dëmtuar – KEDS ishte udhëzuar në kontest civil për kompensim dëmi.