




Banori i Big Brother VIP Kosova, Getinjo ka komentuar sukseset e të vëllait të tij, rep artistit Mozzik, të arritura në industrinë e muzikës gjermane.
Getinjo ka thënë se Mozzik ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në shtetet gjermano folëse dhe atë duke kënduar në gjuhën shqipe.





“Nuk them asgjë për ta ngritur më lartë, por ka pasur merita shumë të mëdha pasi që në Gjermani ka shkuar numër një në Gjermani me gruan e vet. Që është sukses super i arritur me gjuhë shqipe. Gjermania i ka 80 milionë banorë, plus Austria dhe Zvicra”, ka thënë Getinjo pos tjerash.