Xhezide Krasniqi, vjehrra e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka fyer deputeten e LDK-së, Hykmete Bajrami, duke e quajtur “gjysmë budall”.
Vjehrrës së ministres Albulena Haxhiu nuk i ka pëlqyer deklarata e deputetes Hykmete Bajrami, e cila ditë më parë ka thënë se 14 shkurti i vitit 2021 ishte aksidenti më i madh i pasluftës.
Vjehrra e Haxhiut ka komentuar në faqen e njërit prej mediumeve kosovare, ku raportohej deklarata e deputetes Bajrami, duke i thënë se në atë aksident ajo e ka thyer qafën.
“Ne qat aksident e ke thy qafen ti e tash ke mbetur gjysë budalli!”, ka shkruar vjehrra e ministres Haxhiu.
Mirëpo kjo nuk është hera e parë që familjarë të Haxhiut bëjnë komente të tilla online.
Edhe vetë burri i ministres Haxhiu shpesh ka përdorur gjuhë të papërshtatshme në Facebook për figura të ndryshme të politikës.