




Mbrëmjen e kaluar brenda shtëpisë së Big Brother Vip këngëtari Luiz Ejlli i hapi zemrën moderatores Kiara Tito dhe i tregoi se ai vuan nga një sëmundje e rrallë.
Ai tha se në të gjithë botën janë vetëm 11 klinika ku mund të kurohet kjo sëmundje dhe se në gusht pritet që të shtrohet në një spital në Bergamo.





Kjo është edhe arsyeja se pse këngëtari vendosi që të futej në Big Brother Vip, pra çmimi i madh, pasi kurimi është i kushtueshëm.
Mjaftoi ky rrëfim i Luzit që të ngrinte më “këmbë” të gjithë rrjetin. Disa shprehën keqardhje dhe i uruan shërim të shpejtë këngëtarit, ndërsa disa të tjerë e panë këtë rrëfim të Luizit si një strategji për lojën.





Ajo çfarë na ra ne në sy ishte një koment i një ndjekësi, i cili shkruante se është komshiu i këngëtarit në qytetin e Shkodrës. Në një nga postimet e “Big Brother Vip”, ai ka komentuar duke thënë se lajmi i cili po qarkullon është i vërtetë, duke zbuluar se i ati i këngëtarit ka humbur jetën nga e njëjta sëmundje.
Gjithashtu më tej komentuesi bën me dije se edhe halla e Luizit vuan po nga e njëjta sëmundje.
“Është i vërtetë lajmi e ka kaluar e i është shfaqur prapë. Unë e kam komshi në qytetin e Shkodrës. Babai i ka vdekur shumë i ri prej sëmundjes, konfirmoj që edhe halla e vet është shumë e sëmurë”, shkruan ai.