Spektakli i Big Brother Vip, i cili u transmetua mbrëmjen e kaluar solli një sërë reagimesh në rrjet. Shkak për këto reagime u bë “sëm undja” që një prej banorëve, pikërisht sëm undja që këngëtari Luiz Ejlli mund të kishte.
Pas rrëfimit të tij para moderatores Kiara Tito se vuante nga një sëm undje e rrallë, mbrëmë në dhomën e rrëfimit erdhi deklarata tjetër se ai rrëfim ishte për një shok dhe jo për të, deklaratë e cila solli tro nditje jo vetëm te banorët por edhe te teleshikuesit.
Menjëherë në mes të spektaklit këngëtari u dërgua drejt spitalit për të bërë analizat e nevojshme për të kuptuar se çfarë kishte dhe për të qetësuar banorët, familjarët dhe teleshikuesit.
Mirëpo, kjo dërgesë e këngëtarit në mes të natës në spital në një orar ku vetëm urgj enca punon sipas një mjekeje shqiptare në Gjermani është e papranueshme.
Përmes një postimi në “Facebook”, mjekja Alda, drejtuar moderatores së “BBV” dhe televizionit ku transmetohet është shprehur se dërgimi i banorit në spital është e papranueshme pasi për mjekun roje që ndodhej në spital mund të kishte nevojë dikush që ka simptoma ak ute.
Ajo thekson se në atë orar urgj enca punon për urgjencat dhe jo për sëm undje që janë të diag nost ifikuara apo jo.
“E dashur Arbana dhe Top Channel smund të dërgoni dikë që luan urgj ent në spital në orën 22:00. Kjo është e pa pranueshme! Në këtë orë urgj enca punon për urgjenca! Insulte Cerebrale, At ake Ka rdiake apo pulmonale dhe jo për sëm undje që janë të diag nos tifikuara Apo jo më parë, qoftë kjo edhe Kan cer!
Kjo është e papranueshme që Resurset Njerëzore të ezaurohen për spektaklin tuaj! Atë mjek apo infermiere që është sot në QSUT roje, për të mund të ketë nevojë dikush që ka simptoma ak ute! Kjo që bëni është e papranueshme! Këtë e them me bindje të plotë dhe eksperiencë 11 vjeçare në Gjermani! Tu rp!”, shkruan mjekja./Albeu.com.