




Lëvizja Vetëvendosje, ka publikuar sot një video të radhës ku sulmohet opozita dhe ish-pushtetet e kaluara.
Në një video të titulluar “Çka ka, çka s’ka këto dy vjet?”, – partia në pushtet provon t’i mësojë qytetarët e vendit se çka të mendojnë për Qeverinë Kurti II.





Ndaj kësaj video ka reaguar zyratari i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, duke paralajmëruar se edhe ai do të publikoj nesër një video ku do ta paraqes versionin e tij se çka ështa arritur në këto dy vite qeverisje të VV-së.
“Nesër ju tregoj çka ka çka s’ka PËRNIME këto 2 vite”, ka shkruar Frashër Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.