Edhe profesori Muhamet Kelmendi shprehet se bazë e zgjidhjes mes Kosovës dhe Serbisë është njohja reciproke.
“Kryeministri Kurti e ka mendimin e vet. Atij dhe të tjerëve nuk mund t’ia mohon askush qëndrimin. Parimisht nuk duhet të ketë ndërrim të territoreve pa konsolidim të shtetit ose me bashkim të kombit. Është mirë të ketë njohje reciproke. Bazë e zgjidhjes së çështjes është njohja midis Kosovës dhe Serbisë. Ideja e udhëheqjes së përparshme për ndërrim të territoreve ishte e mbështetur në një bazë të gabuar.
Nuk fitonte me ato propozime që qarkullonin në media asgjë Kosova. Vendet më domethënëse për Kosovën, si Mitrovica, Ujmani, Trepça, Medvegja dhe Bujanovci nuk kishin status të caktuar. Ato nuk dilnin në territore të Kosovës. Ai nuk ishte ndërrim. Ishte humbje e madhe e territoreve historike të Kosovës”, thotë ai.
Sipas tij, shqiptarët kanë humbur shumë troje të tyre, andaj tash nuk mund ta humbasin kurrsesi Trepçën, Ujmanin, Mitrovicën etj.
“Ndërrimi ka sukses vetëm nëse respektohet pikësynimi historik i kombit shqiptar. Shqiptarët kanë humbur shumë territore të veta. Tash nuk mundet kurrsesi të humb Trepça, Ujmani, Mitrovica, Bujanovci dhe Medvegja. Këto territore janë synim i pakompromis i Kosovës dhe i shqiptarëve si komb. Me këtë bazë ka sukses ndërrimi i territoreve. Çdo ndërrim i territoreve që mund të shkelë këtë është ripushtim i territoreve shqiptare. Republika nuk mund të pranojë humbje të territoreve”, shprehet ai.
Në fund, profesori thotë se bashkimi i kombit është baza e zgjidhjes përfundimtare të çështjes në Ballkan.
“Republika e Kosovës është shtet mbi 95% i përbërë nga shqiptarët. Ndërrimi pa realizimin e aspiratës historike të bashkimit kombëtar nuk e garanton të ardhmen. Kombet kanë perspektiv vetëm me unitet kombëtar, me bashkim territorial dhe me unifikim të gjuhës, të kulturës, të territorit dhe të formimit psikik e kulturor të kombit. Bashkimi i kombit është baza e zgjidhjes përfundimtare të çështjes në Ballkan. Ka ardhur koha kur armiqtë si serbët, malazezët, maqedonët sllav dhe grek duhet të kuptojnë se pa shqiptarët e bashkuar kurrë nuk ka paqe Ballkani. Këtu qëndron e ardhmja”, përmbylli Kelmendi për “Bota sot”.