




Një pjesë e mirë e publikut vazhdon ende të jetë i habitur me faktin se si përgjigjet për sëmundjet e rralla, si rasti i Luizit, dolën në më pak se dy orë.
Kështu u tha mbrëmjen e djeshme nga produksioni i “Big Brother VIP”, të cilët u mjaftuan me një kontroll rutinë dhe analiza, në vend që të kryente biopsi e rezonanca për sëmundjen e rrallë.





Përsa i përket këtij rasti që ka bërë rrjetin të ziejë, një reagim ka ardhur nga ana e një doktori profesionist, i cili është gjithashtu i njohur në rrjetet sociale.
Ai u shpreh ndër të tjera se është e pamundur të bësh një egzaminim për disa minuta dhe të dalësh në përfundimin se nuk ke asnjë lloj tumori në trup.