Spektakli i sotëm i Big Brother Vip Albania ka nisur me një dramë të vërtetë, raporton Gazeta Sinjali.
Temë diskutimi u bë rrëfimi i këngëtarit Luiz, i cili i ‘kumtoi’ moderatores Kiara Tito se vuan nga një sëmundje e rëndë dhe ka hyrë në Big Brother me qëllim që ta fitojë për t’i siguruar paratë që i duhen për shërim jashtë vendi.
Kjo ka shqetësuar tej mase konkurrenten dhe gjithë shikuesit, prandaj sipas moderatores së programit, Arbana Osmani, është mëse i nevojshme një sqarim nga këngëtari.
Arbana ka thënë se të gjithë banorët i janë nënshtruar testeve mjekësore para se të futeshin brenda shtëpisë dhe rezultatet e Luizit kanë qenë optimale dhe i njëjti është shumë i shëndetëshëm.
Përballë kësaj situate, Luizi ka thënë në dhomën e rrëfimeve se e kishte fjalën për një shok të tij, emrin e të cilit nuk e ka zbuluar.
Por e gjithë kjo që ka ndodhur ka alarmuar banorët, të cilët kanë vënë në pikëpyetje edhe kredibilitetin e programit.
Kristi ka thënë se në rast se Luizi ka gënjyer, ai s’ka respekt për të por as për produksionin.
Ndërkohë modelja, Kejvina Kthella ka nisur vajin me dënesë, duke thënë se kjo është e papranueshme dhe shumë e rëndë, teksa ka zbuluar se gjyshja e saj ishte prekur me këtë sëmundje.
Të gjithë banorët kanë pasur shumë pyetje për shëndetin e Luizit, derisa kanë këmbëngulur që ai t’u nënshtrohet testeve mjekësore, pasi që sipas tyre, nuk mund të qëndrojnë me një njeri i cili mund të vdes nga çasti në çast.
Dea Mishel ka thënë se ai duhet t’u nënshtrohet edhe testeve psikologjike, sepse sipas saj, gënjeshtrat e tilla nuk janë normale.