Analisti politik, Ilir Mirena ka reaguar për videon e publikuar nga partia në pushtet, ku ‘godet’ kundërshtarët politikë.
Mbishkrim në videon që u lansua sot është pyetja se “çka ka, çka s’ka këto dy vite”.
Kësaj pyetje Mirena iu përgjigj se “Ka çka s’ka veç per ma rrenca se k’ta VV’ja n’ftyre tokes s’ka“.
Ai tutje shton se Partia e Vetëvendosjes e ka bind vetën që kanë të drejtë morale edhe të gënjejnë.
Postimi i plotë:
Ka çka s’ka veç per ma rrenca se k’ta VV’ja n’ftyre tokes s’ka. K’ta e kane bind veten qe kane te drejt morale edhe me rrejt.