




Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se si Kosovë, para nesh kemi shumë sfida. Sipas tij, viti që e lamë pas, ishte me shumë sfida dhe veprime të pamatura.
Në takim me strukturat e AAK-së në Gjilan, Haradinaj u shpreh se ky qytet, në secilën etapë të historisë dha shumë për liri dhe ndërtimin e shtetit.





Tutje, Haradinaj shtoi se Kosovës i duhet një qasje unifikuese për të marrë vendime të mëdhaja bashkërisht me aleatët tanë, me ShBA-të në veçanti.
Shkrimi i plotë:





Në Gjilan, në mesin e kolegëve të AAK-së, bashkëluftëtarëve, mërgatës tonë dhe miqve të shumtë u ndjeva i nderuar! Në qytetin që në secilën etapë të historisë dha shumë për liri dhe ndërtimin e shtetit.
Si Kosovë, para nesh kemi shumë sfida. Viti që e lamë pas, ishte me shumë sfida dhe veprime të pamatura. Sot më shumë se kurrë, Kosovës i nevojitet një qasje unifikuese për të marrë vendime të mëdhaja bashkërisht me aleatët tanë, me ShBA-të në veçanti.