




Analisti Shkëlzen Gashi thotë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeminsitri Albin Kurti dhe kryediplomatja Donika Gërvalla duke e mbrojtur ambasadorin Martin Berisha po i vërtetojnë pretendimet se mund të jenë financuar nga ai.
Gashi përmes një shkrimi në Facebook e quajti Martin Berishajn hajduk, shkruan Gazeta Express.





“’Ambasadori’ i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, kur dëshmoi para disa javëve në Komisionin Hetimor për Menaxhimin e Energjisë, kërkoi që mjetet e dedikuara për ardhjen e tij në Kosovë për të dëshmuar në këtë komision, t’i dhurohen një familjeje në nevojë. Demek, unë jam humanist. Jo, ti, Martin Berishaj, je hajduk.





Presidentja e Kosovës, Kryeministri i Kosovës dhe Ministrja e Jashtme e Kosovës, duke e mbrojtë këtë hajduk, po i vërtetojnë pretendimet se mund të jenë financuar prej tij. DORËHEQJA NUK MJAFTON!”.