Cakolli i KDI-së: Partia në pushtet vazhdon sulmin ndaj opozitës, thua se ata janë duke qeverisur

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar lidhur me publikimin e videos së fundit të Lëvizjes Vetëvendosje ku godet kundërshtarët politik.

Cakolli ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se derisa opozita merret rrallëherë me pushtetin, këta të fundit vazhdojnë ta sulmojnë opozitën në mënyrë konstante.

“Derisa partitë opozitare merren me pushtetin aty-këtu, një herë në disa seanca – që edhe ashtu janë të rralla – partia në pushtet vazhdon t’i sulmojë ato në mënyrë konstante, thua se ato janë ende duke qeverisur”,ka shkruar Cakolli.

Cakolli ka kritikuar opoiztën që sipas tij nuk po arrinë t’i përmbledhë problemet aktuale të vendit.

“Derisa një parti e vetme në pushtet po i’a rikujton kohëpaskohshëm me video disaminutëshe publikut se çka ka shkuar mbrapsht në qeverisjet e kaluara, opozita (shumë-partiake) nuk po arrin t’i mbledhë as disa sekonda me problemet aktuale të vendit”, thotë Cakolli, i cili mendon se nuk ka asgjë më të dëmshme për demokracinë se sa një “opozitë e fjetur”.