




Gjatë një bisede në mes të banorëve të Big Brother VIP Kosova, Artani i ka shpjeguar Lugatit kushtet e tij ekonomike dhe angazhimet e tij profesionale, nga çka i siguron të ardhurat.
Artani ka theksuar se qëndron mirë ekonomikisht, ndërsa ka bërë të ditur se bashkë me të gruan dhe fëmijët e tij, jeton edhe nëna e vet, e cila është në pension.





“I bie për mbi mesatare. Nuk duhet të ankohem, por të punojmë pa u ndalur. Tek unë është ndryshe jam edhe unë edhe gruaja ime, nëna ime është me ne por është në pension.
Por, unë kam edhe të ardhura të tjera, i kam dy puna të tjera plus që më vjen edhe qiraja”, ka thënë Artani pos tjerash./klankosova
Shiko videon: