Po vazhdojnë edhe më tutje reagimet në opinionin publik rreth videos së publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Aktivisti i Partisë Socialdemokrate, Bardh Ahmeti, ka numëruar disa prej raportimeve për “skandale” të zyrtarëvëe qeveritarë.
“A e dini cka ka per 2 vjet? Liburn Aliu i ka bo dy banesa ne Marigona Hill. Hysen Durimishi banese e veture 30 mije euro. Martin Berishaj po i qarkullon qindra miliona euro. Arberie Nagavci e ka shkele kushteuten. Jane punesu motrat e Xhelal Svecles, Liburn Aliut, Luan Aliut, Salih Zybes etj. Eshte veshtiresu jeta e qytetareve duke iu shtrenjtu per 20% cmimet e produkteve elemtentare.” – ka shkruar ai.
Në fund, ai ka pyetur: “A e dini çka s’ka?”.
“Ska mireqenie per qytetaret. Ska vende te reja te punes, e as paga te mira per ato qe jane tashme. Ska asnje inspektor te ri te punes qe kujdeset per respektim te te drejtave te punetoreve. Ska asnje sherbim cilesor as ne shendetesi e asnje fushe tjeter. Ska penje neper spitale, ska as barna elementare. Ska qeveri, ka propagande.” – ka vazhduar Ahmeti.