




Ministri Faton Peci ka mohuar të ketë pasur ndonjë marrëveshje për lirimin e ish-policit serb, Dajan Pantiq, raporton Express.
“Nuk ka pas marrëveshje”, ka deklaruar Peci në “DPT te Fidani”.
Sa i përket barrikadave, Peci ka thënë se ato u larguan nga presioni ndërkombëtar.
“Barrikadat u larguan nga negocimi dhe presioni ndërkombëtar…”, tha Ministri Peci.