




Gazetari Ridvan Berisha nuk është tërhequr nga deklarata e tij se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndërhyrë në rastin e ish-policit, Dejan Pantiq.
Për këtë deklaratë, presidenca ka paralajmëruar padi ndaj gazetarit Berisha.





Po ashtu, Berisha ka shtruar pikëpyetje nëse “këtë veprim Osmani e ka bërë pa e informuar kryeministrin Kurti”.
“Ju e dini shumë mirë se keni ndërhy në rastin Pantiq dhe kështu u arritë edhe marrëveshja për heqje të barrikadave në veri të shtetit”.
“Nëse nuk e keni informuar kryeministrin Albin Kurti për këtë rast, atëherë ç’faj kam unë presidente Vjosa Osmani? Presidente, mirupafshim në gjyq”, ka shkruar Berisha në Facebook. /Express