Çitaku: Kurti nuk e mban në detyrë Martin Berishajn pa ndonjë zor të madh.
Mediumi slloven “Prava” ka vazhduar edhe sot me raportimet për dyshimet se ka transaksione të tjera të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt me kompaninë energjetike në Beograd, “GEN”. Raportimi i fundit i mediumit slloven përfshin edhe hulumtimin e gazetës online Reporteri.net mbi biznesin e Berishajt në Mal të Zi.
Për këtë, nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se kryeministri, Albin Kurit “pa një zor të madh” nuk e mban Berishajn në detyrë.
“Martin Berishaj vazhdon të jetë Ambasador, përkundër skandaleve të publikuara në mediat Slovene”.
“Kryeministri, në këto rrethana pa një zor të madh nuk e mbanë në detyrë Martinin”, ka shkruar Çitaku.