




Sporti është plot me histori të bukura. Historitë e tejkalimit të kësaj, ditë pas dite, dalin në dritë dhe tregojnë vlerat e tyre.
Është rasti i Robert Peric-Komsic, futbollisti boshnjak i cili numëron ditët për t’u rikthyer në formë pasi ka shpëtuar jetën e nënës së tij.
Me këtë veprim, ai ka luajtur finalen e jetës së tij ku padyshim ka fituar edhe trofeun më të rëndësishëm.





Arabia Saudite do të ndryshojë ligjet e martesës për shkak të Ronaldos dhe…
Marsin e kaluar, 23-vjeçari la mënjanë pozicionin e tij si sulmues në HNK Cibalia Vinkovic të Kategorisë së Dytë kroate, sepse kishte një sfidë tjetër më të rëndësishme, të shpëtonte jetën e nënës së tij Ljiljana, të sëmurë rëndë.





“Jeta e saj ishte në rrezik, stomaku i mbushej me ujë dhe ishte çështje ditësh”, thotë lojtari.
Nëna e tij ishte e sëmurë për 13 vite. Endeshin nga spitali në spital për të gjetur një mëlçi që të përshtatej me të sajën, por nuk u gjend kurrë.
“Në momentin kur e kuptova se të gjitha opsionet e tjera ishin shteruar, i paketova gjërat e mia dhe fluturova për në Stamboll. Misioni im ishte i qartë, të kuroja nënë time. Çdo gjë tjetër ishte më pak e rëndësishme ose krejtësisht e parëndësishme”, tha ai.