Haxhiu: Prej kohës së Ahtisarit Kosova nuk e ka asnjë plan tjetër

Gazetari, Baton Haxhiu, ka thënë në Pressing të “T7” se Kosova prej planit të Ahtisaarit nuk ka asnjë plan.

Sipas Haxhiut, Kosova duhet të ketë të qartë sesi ta shohë çështjen e Veriut të Kosovës dhe serbëve të vendit.

“Një problem është etnik dhe një tjetër ndër-etnik. Ne kemi dallime sesi duhet t’i shohim serbët, ndërkaq Serbia e ka problemin me shtetin e Kosovës”, ka thënë Haxhiu.

Ai ka përmendur edhe gjuajtjen me gurë të autobusëve kosovarë që kalojnë transit nëpër Serbi, po ashtu edhe arrestimin e njerëzve që kanë të kaluar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).