Hasani i pret djemtë të jenë gjallë: Kam biseduar me disa serbë, më thanë se ka shumë kosovar “robër ”

Atëbotë, djali i madh, Fadili, ka qenë 32 vjeç, Gazmendi 24 vjeç, Armendi 20 vjeç dhe Hasani 15 vjeç.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, babai i tyre thotë se, menjëherë pas luftës, ka vendosur kontakte me së paku dy persona të nacionalitetit serb, të cilët, siç tregon, i kanë thënë se djemtë e tij janë dërguar në Serbi si “robër ”.

“Ata, sipas informatave që i kam unë, më së pari kanë shkuar në Beograd. Në Beograd kanë qëndruar më pak se një muaj. Më pas i kanë çuar në Pozharevc [qytet i Serbisë]”.

“Unë i kam pasur lidhjet dhe thuajse çdo javë kam folur me njërin
dhe me një tjetër çdo dy javë. Ata gjithmonë më kanë thënë se gjenden gjallë”, rrëfen Hasani.

“Ka shumë të gjallë… më shumë ka të gjallë sesa që mendoni ju, dhe i mbajnë për të kushtëzuar… Ata janë robër l f te”, janë fjalët e njërit prej kontakteve të tij, sipas Hasanit.

Hasani nuk do që t’i identifikojë personat, me të cilët thotë se ka biseduar. Ai thotë se informatat që i ka marrë prej tyre, ua ka ofruar përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës.

Por, përfaqësuesit e institucioneve, thotë ai, i kanë thënë se burimet e tij po e gënjejnë dhe se informatat janë të rrejshme.
Hasani thotë se, më vonë, përfaqësuesit e institucioneve ia kanë ofruar atij letërnjoftimet e gjetura të dy prej djemve të tij.

“Më thanë: eja merri. Nuk kam shkuar t’i marr. Pse? Po, ku ishin qe 10-15 vjet ato letërnjoftime, që nuk i treguan? Ku ishin dhe kush i mbajti”, pyet Hasani.

Ai thotë se ka refuzuar të japë mostrat e gjakut të tij, që do të ndihmonin identifikimin eventual të djemve të tij – përmes meto dës së A DN-së – në rast se ata gjenden në mesin e mbetjeve mor t ore në varreza masive ose në morgun e Prishtinës.
Arsyen e refuzimit, Hasani e shpjegon kështu:

“Sepse, nuk iu besoj. Sa për eshtra, kurrë mos i gjetsha. Unë mendoj se ka të gjallë ende dhe i pres të gjallë. Sa për eshtra, çfarë më duhen eshtrat e rrejshëm…”.
Në morgun e Prishtinës, tash e sa vite, mbeten rreth 400 mbetje të paidentifikuara mortore të personave të zhdukur gjatë.