Mesdita është koha kur ai u drejtohet mësimeve e edukimit në shkollë.
Por para kësaj, që nga ora 7 e mëngjesit, Elmedin Gashi ndihmon babanë e tij si metal punues.
Ishte vetëm 8 vjeç kur filloi interesimin për zanatin që e ushtronte babai i tij, Arbeni.
E tani 12-vjeçari, Elmedin Gashi, e ka mësuar mjaft shumë punën e saldimit.
Thotë se ka mësuar gjithçka dhe se është i gatshëm ta punojë secilën porosi që e merr nga klientët.
Krahas zanatit, ai në prioritet e tij e ka edhe shkollën. Ndihmën që e jep te babai thotë se do ta rrisë kur të mbushë 16 vjet, moshë e lejuar për të punuar.
Për Arbenin, djali i tij kishte interesim për punë që nga hapat e parë.
Të jetë i mirë në mësime e ta perfeksionojë punën synon babai për të birin.
Angazhimi në punë i të riut bashkë me babanë e tij është komentuar e mirëpritur nga klientët, të cilët vazhdimisht janë në rritje.