




Eksperti i sigurisë, Agim Musliu ka komentuar përgjigjen negative që KFOR-i i ka dhënë Serbisë, për kthimin e forcave ushtarake serbe në Kosovë.
Musliu ka thënë ushtarë serbë në Kosovë mund të ketë, por në Ushtrinë multietnike moderne të Republikës së Kosovës.





Ai e ka quajtur presidentin serb, Aleksandar Vuçiq si klysh të Putinit.
“I paska ardhur mërzi këtij KLYSHIT TË PUTINIT që për Krishtlindjet Ortodokse përgjigjja iu ka kthyer negative nga NATO/KFORI. Sa për ngushëllim: ushtarë serbë në Kosovë mund të ketë, por në Ushtrinë multietnike moderne te Republikës së Kosovës. Urime edhe njëherë”, ka shkruar ai.