‘Mungesa e pasaportave’, Mirena: S’është problem mungesa e letrës por e tenderit, ja pse

Komentatori politik, Ilir Mirena, ka reaguar rreth situatës së mungesës së materialit për dokumente identifikimi dhe udhëtimi, duke thënë se problemi është tek tenderi dhe jo tek letra, shkruan Gazeta Metro.

Sipas Mirenës dokumentet përbëhen nga letra, dhe se letër nuk është problematike të gjendet në botën ku jetojmë sot, por sipas tij problematike është se qeveritarët e rinj po duan që tenderin për dokumente të ia japin një kompani që do ishte e afërt me ta.

Ai ka një shpjegim se pushtetarët me në krye Albin Kurtin, duke thënë se ashtu si po “dëshirojnë” që të kapin institucionet me militantë të tyre, po ashtu dëshirojnë që tenderin për prodhim të dokumenteve të ia japin një biznesi që është i afërt me ta, dhe pastaj këta ia kthejnë të “mirat” partisë në pushtet.

Mirena kujtoi se janë me mijëra aplikacione të kosovarëve që presin në sirtarët e ambasadave që të lëshojnë Kosovën, dhe sipas tij do të vijë një ditë kur s’do të kemi se për kënd të prodhojmë dokumente identifikimi.

Postimi i plotë:

Pasaportat nuk prodhohen me naj material qe s’gjindet ne planetin tone. Leter hesapi, veç pak me specifika te tjera.

Problem eshte tek tenderi.

Partia ne pushtet, VV’ja, qysh eshte duke i kap institucionet me militante e familjare te vet, po ashtu eshte edhe ne perpjekje me kriju strukturen e re te bizneseve te veta ose te afert me regjimin e ri. Keto biznese te pas 14 shkurtit 2021 do t‘i shperbleje me tendere publike, e keto pastaj pritet t’ja kthejne te mirat nenes parti…

Pra, problemi s’eshte te mungesa e letres, por te mungesa e kompanise, qe duhet t’i plotesoje kriteret ‘ideologjike’ te Qeverise Kurti…
Ama, me dhjetera mijera aplikacione te kosovareve neper ambasada ne pritje per me e leshu Kosoven, s’kane me ju vyjt as bizneset qe po i krijoni. S’do te keni per kend me prodhu pasaporta te reja.

Krejt dhe drejt, deri t’plandoset pakthyeshem ky vend.