




Së fundmi për shkak të mungesës së materialit për t’u pajisur me pasaporta, ministri Sveçla ka kërkuar nga shteti i Gjermanisë që të lejojë hyrjen e qytetarëve të Kosovës që u ka skaduar pasaporta.
Për këtë ka reaguar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili thotë se Qeveria në vend se të bëjë kërkesa turpëruese drejt shteteve mike për lejimin e udhëtimit të qytetarëve me pasaporta të skaduara, duhet që urgjentisht këtë problematikë ta shndërrojë në prioritet.
Postimi i tij:





Festat në Kosovë janë gjithmonë më të mira e më të ngrohta me mërgimtarët tanë prezent. Për fundvit, ata tejkaluan sfidat dhe peripecitë e shumta që ju shfaqën kësaj radhe, vetëm që të jenë pranë familjeve e që ndërrimin e motmotve ta kalojnë bashkë me ta.
Fatkeqësisht, edhe në këtë vizitë të tyre, Qeveria nuk arriti që të paktën të sigurojë material për pasaporta, afatet e të cilave shumë mërgimtarëve tashmë u kanë skaduar. Qeveria, në vend se të bëjë kërkesa turpëruese drejt shteteve mike për lejimin e udhëtimit të qytetarëve me pasaporta të skaduara, duhet që urgjentisht këtë problematikë ta shndërrojë në prioritet.





Asnjë arsyetim nuk i shfajëson qeveritarët e paaftë për të qeverisur në lidhje me mungesën e materialit për prodhimin e pasaportave. Janë bërë muaj të tërë dhe kjo tufë inkompetente nuk është në gjendje ta zgjidhë një problem të thjeshtë furnizimi. A di të tregojë ndokush nga Qeveria e fjalamanëve pse vetëm Kosova në tërë Evropën nuk ka material për pasaporta?
Duke bashkëndjerë me ta për këtë keqtrajtim nga Qeveria, por duke i falënderuar për vizitat dhe kontributin e tyre të çmuar, u uroj të gjithë mërgimtarëve rikthim të mbarë e të sigurt nëpër shtetet ku jetojnë dhe veprojnë. U