




Të martën në Tiranë pritet të mbahet tryeza e përbashkët e diskutimit me partitë politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut. Ftesa ka ardhur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndërsa ftesa i është drejtuar të gjithë liderëve të forcave politike shqiptare në Maqedoninë Veriore.





Ende nuk bëhet me dije se çfarë përmban konkretisht agjenda e kësaj mbledhje.
Një tryezë e tillë do të mbahet pas gjashtë vjetësh. Së fundi ishte mbajtur në dhjetor të vitit 2016. Atëbotë në qendër të takimeve kishin qenë rezultatet e zgjedhjeve të 11 dhjetorit të vitit 2016.