




Deputeti i i PDK-së, Hisen Berisha ka kërkuar të “zgjohen” bashkëatdhetarët, që sipas tij, me votën e tyre “instaluan fallangën e Vuçiqit në Kosovë”.
“Pra, denohen shqiptarët e gjallë me pasaporta, denohet me heshtje shtetrore i ma sakr uari, edhe flasim për nacionalizmin e Albin Kurtit, icili shumë shpejt do të lexohet nga shqiptarët, në veçanti mergimtarët që me votën tyre, instaluat fallangën e Vuçiqit në Kosovë, dhe do marr çmimin ligjor tradicional e kushtetues”, shkruan ai.
Postimi i plotë:





Zgjohuni bashkëatdhetarë!
Ju që me votën tuaj, instaluat fallangën e Vuçiqit në Kosovë.
Bashkatdhetarët e ardhur për festat e fundvitit, ngecur midis barikadave që ka ngritur në njërën anë Vuçiq, bashkë me pritjet në kolona në pikëkalimet kufitare, dhe barrikadave të projektuara nga qeverija Kurti, përmes Ministrit Sveçla, si mungesa e pasaportave, që nuk mund ti faturohet mosdijes as mos eksperiencës!





Dorëheqja apo përzënja me demostrata, cila do të ishte më e merituara ndaj këtij sistemi komunisto-mashtrues?!
E para disa ditësh, në burgun e Serbisë u ekzekutua një bashkëatdhetarë, i cili u arrestua vetëm pse kapakun/hauben e makines, e kishte dekoruar me flamurin kombëtar shqiptar.
Ai, u vra edhe asnjë notë proteste nga qeveria, as nga Kurti e kabineti i tij, asnjë fjalë proteste as nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut!
Krejtë enturazhi shtetërorë u hesht në fshehjen e krimit të qeverisë Vuçiq.
Ndersa, i riu nga Komuna e Istogun bashkë me “shqiponjat” e tija u ma sakr ua.
Ndërkohë, serbët bllokojnë Shtërpcën për një plagosje të lehtë, që me sa duket ka ndodhur në vetëmbrojtje nga Ushtari ndaj të cilit ishin vërsulur banorët serb, duke e ditur se është Ushtarë e djalë deshmori!?
Pda, denohen shqiptarët e gjallë me pasaporta, denohet me heshtje shtetrore i ma sak ruari, edhe flasim për nacionalizmin e Albin Kurtit, icili shumë shpejt do të lexohet nga shqiptarët, në veçanti mergimtarët që me votën tyre, instaluat fallangën e Vuçiqit në Kosovë, dhe do marr çmimin ligjor tradicional e kushtetues.