Në një intervistë për Al Jazeera, kreu i ekzekutivit kosovar ka deklaruar se shkëmbimi nuk të ndodh, pasi sipas tij ajo është një formulë për luftë.
Mes tjerash, Kurti është shprehur i sigurtë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është nostalgjik për kohën kur flitej për shkëmbim territorial.
“Jam shumë i sigurt se presidenti i Serbisë është nostalgjik për ato kohë. Që do të thotë se projekti politik i shkëmbimit të territoreve ka dështuar. Por, përsëri, ideja s’ka vdekur. Nostalgjia nuk është një ndjenjë me të cilën mund të kemi progres. Shkëmbimi nuk do të ndodh. Shkëmbimi është një formulë për luftë. Kurrë nuk mund të kesh kufi perfekt etnik”.