




Fahrije Goxhuli nga Skënderaj ka rrëfyer momentin e rëndë kur kishte kuptuar se i biri i saj kishte rënë dëshmorë.
Ajo tha se i njëjti kishte dëshirë të flaktë për të luftuar dhe për ta mbrojtur atdheun. Lajmi që ishte pranuar në ushtri e kishte gëzuar mjaft atë.





”Shumë ka pas dëshirë me luftu se kom nal, u djegem , shpijat pa dyr pa dritare, fryke bor, u qojke shkojke në front të luftës si me shku në darsëm. Kur po u betojshin kishin dëshirë me luf.tu s’po ju doke keq, s’po ju doke rendë”, tha ajo.
Përderisa i biri i saj Faiku po luftonte në frontin e parë, ajo me një pjesë të familjes po qëndronte në Shqipëri. Kur u kthye nga atje, kuptoi se i biri i kishte rënë dëshmorë.
Megjithëse Goxhuli tregon se u mërzit mjaft shumë, ajo tha se kishte vendosur që të shkonte për ta nxjerrë nga varri atë bashkë me bashkëshortin e saj.





“Kemi kajt piskam, i kom than hajde him mrena, masanej jemi shku me nxjerrë prej vorri. Thojshin s’po gjejm sanak, burrit edhe ati vllaut i thash mos ma bani tragjike, se unë nesër me juve kam me ardh me nxerr Faikun, i thash edhe kunatës, mos iu trego ku jam shku, deri e kanë nxjerrë prej vorrit kam nejt aty. E kemi marr e kemi pru, kur jom shku ku ka luftu aj e pash gjakun, prej tretit kat e kom la gjakun”, tha Goxhuli për ATV.