Derisa filloi ezani, Getinjo lëvizi nga vendi si edhe banorët e tjerë, ndërkaq i tha edhe Vivienit ta bënte të njëjtën gjë, pasi, sipas tij, është respekt.
“Qohu bë edhe ti kështu, është respekt”, iu drejtua Getinjo Vivienit.
Ajo e bëri këtë veprim, por shtoi se ndoshta nuk duhet ta bëjë, pasi nuk i takon së njëjtës fe.
“S’di. Më duket se po e bëra… Jo, por s’bën ta bëj unë. Them ndoshta s’duhet ta bëj”, u shpreh Vivieni.
Ndërkaq, Getinjo ia ktheu se është mirë të lëvizë nga vendi pasi ato janë fjalë të zotit.
“Është respekt se kur ta dëgjosh janë fjalë: Oh zot, ti je një, si ti nuk ka, je një dhe i vetmi. Është respekt kur ta dëgjosh me u qu”, tha ai. /klankosova/