




Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Bardhyl Meta, ka reaguar pas deklaratës së ish-deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës Azem Syla, i cili ka kritikuar kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës Mehmet Kraja.
Ish-komandanti i Përgjithshëm i UÇK-së, dje ka potencuar se Kraja, përmes shkrimit kundër Hashim Thaçit ka hedhur baltë mbi vlerën kombëtare, duke shtuar se shqiptarët me luftë e kanë bërë mirë detyrën e atdheut





“Pse o akademik Mehmet Kraja arrite deri atje sa të shfrytëzosh emrin e institucionit më të lartë shkencor të Kosovës – Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës – për të dhënë goditje kundër luftës dhe luftëtarëve? Çfarë zori të shtyu bre akademik?”, ka shkruar Syla.





E ndaj tij ka reaguar ish-deputeti Meta, i cili ka thënë se Syla ka mllef retard të Enveristëve e Marksist Leninistëve në Kosovë, që sipas tij, Ibrahim Rugovën e etiketonin si anti-kombëtar, përcjell Bota sot.
Reagimi i plotë i Metës në Facebook:
Azem Syla vs Mehmet Kraja?!!
…kaja bilbil nanën…, Azem Syla, Azem Syla – paska vërejtje – me’demek – përmbajtësore ndaj shkrimit të Mehmet Krajës!
– Kisha edhe unë mendim kritik për shkrimin e Krajës dhe e publikova!
Ama, Azem Syla, vërejtje përmbajtësore…?!
ËTF!
– Luva krejt Bab’ës!





P.S. Azem Syla s’ka problem me shkrimin aktual te Krajes, por ka një mllef retard, e një pezm t’mbledhur dekadash, mllef i gjithë Enveristëve e Marksist Leninistëve Kosovarë – që Rugovën dhe gjithë Intelektualët që ngjizën Lidhjen Demokratike të Kosovës – një antidot t’Enverizmit – e etiketonin si antikombëtare…!
Puffa bre… po fort i njoh e m’njohin bre… sy’m’sy njihem…
Me secilin prej tyre…
– Në festën e 28 Nandorit në vitin 1990 – mi nxorën alltiat Shefat e LPRK – pse nxora Flamurin shqiptar pa ’Yll sovjetik! N’Zvicer!
1000 dëshmitarë janë …!
Flasim!